Lushnje – Aksident me vdekje ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Berat Lushnje. Ngjarja në afërsi të fshatit Çukas ku një 63 vjeçar nga Durrësi ka mbetur i vdekur ne vendngjarje.

Namik Halili ka qënë duke udhëtuar drejt Lushnjes dhe në një pikë të rrugës pasi ka lënë makinëne tij me targa AA 481 CM në anë të rrugës ka dalë nga ana tjetër për të mbledhur bar dhe lakra në një parcelë. Në momentin që ka dashur të kthehet në makinë e të vazhdojë rrugën drejt destinacionit të tij, është përplasur nga makina me targa AA 273 PM e drejtuar nga shtetasi Genci Ismailaj. Përplasja ka qenë fatale dhe 63 vjeçari nga Durrësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po dokumenton ngjarjen dhe disiplinon trafikun, ndërsa është ndaluar shtetasi Ismailaj banues në Poshnje.

Policia Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Lushnjë-Berat”, ku humbi jetën shtetasi N. H., 63 vjeç, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. I., 54 vjeç, drejtuesi i automjetit që përplasi 63-vjeçarin.

Gjithtashtu, u arrestuan shtetasit K. I., 34 vjeç, banues në Lushnjë, dhe A. B., 32 vjeç, banues Peqin, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Sh., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts