Cakran – Ngjarja e djeshme në gjimnazin e Cakranit ku u grindën dy gjimanziste dhe njëri prej tyre mbeti i plagsur nga goditjet me thikë trishtoi opinionin publik.
Ndërkohë që dje folën i plagosuri dhe babai i tij ku pohaun se autori është i sëmurë mendor, mësuesen e kishin njoftuar për ngacminet që autori i kishte bërë të plagosurit disa herë por nuk ishte marr asnjë masë.
Mëngjesin e sotëm shkuam në familjen e autorit të ngjarjes në fshatin Hambar të Cakranit në familjen e Fatmir Dalanit.



Fatmirin e ka lënë gruaja duke i lënë dy djem të mitur dhe ata i rriti gjyshja 92 vejcare sepse Fatmiri shkonte e gjente punë për të mbajtur familjen, ndërkohë që autori i ngajres është i sëmurë nga shendeti mendor e mer mjekim në Tiranë, deri disa muaj para merte dhe ndihmë nga shteti e tani ja kan prerë.
Një familje që është rritur në fukarallik, në mjerim dhe babai mundohej ta shkollonte per ta arsimuar djalin disi, te jete një me shokët.
Fatmiri shkoi në spital për ti kërkuar ndjesë familajreve dhe djalit të plagosur këtë mëngjes të sotëm. Ai ka kontaktuar për të gjetur dhe një avokat mbrojtës dhe gjatë kontaktit me telefon pohoi se më ka rën hall i madh se e kam djalin e sëmurë, nuk jam në gjendje të flas. U kërkova ndjesë familjarëve të djalit që plagosi im bir dhe vet djalit, por ka qënë një veprim i një fënije të sëmurë.
Nesër pritet që autori i ngjarjes të paraqitet para togave të zeza për tu komunikuar masa e sigurisë
Policia Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.
Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.