Fier – Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Fierit për 17-vjeçarin B Dalani nga Hambari i Cakranit, i cili është autori i plagosjes së bashkëmoshatarit të vet, Y Xhafa, tre ditë më parë në prezencë të shokëve dhe dy mësuesve në korridorin e gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran.

Avokati Toto Avdiaj ka deklaruar në seancë se klienti i tij është me zhvillim mendor të vonuar dhe familja disponon dokumente, pohuan familjarë të autorit që prisnin vendimin e gjykatës jashtë rethimit të godinës.

Ai kërkoi masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij. Autori i ngjarjes kur është pyetur nga gjykata ka pohuar se kam ankth e vuaj nga ankthi , nuk flas dotë.

Gjatë zhvillimit të seancës nuk janë lënë familjarë apo përfaqësues të medias, përveç të atit të tij.

Auto Screenshot 41734344461

Gjyqtaria e çështjes, Klodiana Kryeziu, pasi ka dëgjuar pretencën e përfaqësuar nga Oljana Gjergjefi dhe mbrojtjen e avokatit, ka vendosur për 17-vjeçarin Brolin Dalani masën e sigurisë arrest me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts