Një efektiv policie është plagosur me thikë në fytyrë e dorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pasi blutë ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.
Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.