Fier – Nje furgon mallrash është përplasur me nje tjetër furgon pasagjerësh në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në vëndin e quajtur Buzmadh afro një orë më parë.

Si pasojë e përplasjes së dy firgonave kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona.

Burime nga  vëndi i ngjarjes pohuan se furgoni i mallrave po udhëtonte me sens drejt Levanit ndërsa ai i pasagjerëve me sens drejt Tepelenës.

Te plagosurit jane dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal Fier  ku po marrin ndihmen e pare mjekësore dhe jane jasht rrezikut per jetën pasi kanë qënë  te plagosur lehtë.

Në vendngjarje kane qene 3 autoambulanca dhe nje mjet zjarrfikës si dhe forca policie dhe eksperte të cilet normalizuan trafikun e lëvizjes së auromjeteve

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts