Ishulli grek i Rodosit ka përjetuar një natë të rëndë pasi prej të shtunës është përballur me fenomenin më të madh të përmbytjeve në historinë e tij. Uji ka vërshuar në rrugë duke marrë përpara automjetet.
Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha. Autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim 24-orësh duke u kërkuar njerëzve të mos dalin nga banesat. Shkollat janë mbyllur të hënën.
“U desh të kryheshin dhjetëra operacione shpëtimi, në kushte veçanërisht të vështira që në disa raste çuan edhe në nevojën për operacione shpëtimi për vetë ata. Ishulli u përforcua me forca që mbërritën nga Athina me një fluturim special dhe që nga agimi është dërguar një mesazh që ndalon çdo lëvizje.
Regjistrimi i dëmeve nuk do të fillojë derisa të përfundojë stuhia. Dëme të shumta ka në rrjetin rrugor si dhe në banesa dhe biznese. Deri më tani nuk ka raportim për persona të zhdukur” – thuhej në një njoftim të autoriteteve të Rodosit.






