Fier – Policia e Fierit pas informacioneve të rezervuara të grumbulluara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen “1 Maj” përveç aktivitetit ligjor, shiteshin edhe lëndë narkotike, ndërtoi dhe zbatoi opeacionin policor të koduar me emrin”Drugs”.
Gjat zbatimit të operacionit u bë e mundur ndalimi i një 42 vjeçare e cila punonte në lokal kamariere dhe banakiere por u shiste edhe lëndët narkotike klientëve që shkonin për të bler atje. Burime të rezervuara nga kjo drejtori policie pohuan se gjatë zbatimit të operacionit policor është shoqëruar e më pas është lën për tu hetuar i lirë një shtetas rreth 30 vjeç sepse në makinën e tij të parkuar në ambiente para loklait është gjendur një sasi lekësh, valutë. Po kto burime pohuan se pronari i lokalit është shpallur në kërkim prej policisë dhe po punohet për gjetjen e arrestimin e tij.
Njoftimi i Policisë Fier
Kishte përshtatur lokalin për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, shpallet në kërkim pronari i lokalit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Drugs”, është vënë në pranga një 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal.
Procedohet edhe një 30 vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, kanë vënë në pranga shtetasen M Kita42 vjeçe, banuese në Fier.
E punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, kjo shtetase u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42 vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi S Osmani 43 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. Osmani, 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet ti ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.
Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.