Nuk është sekret që në udhëtimet jashtë, për takimet me emigrantët, kryeministri Rama shoqërohet nga një shpurë zyrtarësh të lartë, drejtues institucionesh, drejtorë apo patronazhistë që mbushin sallat me brohorima dhe thirrje për partinë dhe mandatin e katërt.

Por në Selanik, Lëvizja Bashkë ka menduar ta prishë atmosferën e takimit dhe përveç thirrjeve “rroftë partia”, të ngrenë zërin në emër të atyre emigrantëve që kanë zgjedhur të largohen nga vendi pikërisht për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Kështu një prej aktivistëve të Arlind Qorit ka thirrur në mes të sallës “Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”, duke filmuar reagimin e të pranishmëve. Ai është nxjerrë menjëherë nga salla, ndërsa në video dallohet pakënaqësia që ka krijuar mes patronazhistëve.

“Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Selanik, ku diskutoi për ‘arritjet e qeverisë’. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve, duke e quajtur kryetarin e Lëvizjes BASHKË Arlind Qori “Sude që gënjen pensionistët”.

Gjatë këtij eventi aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja BASHKË ndërhynë duke thirrur në kor me aktivistë të tjerë: “Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”.

Në 12 vitet e fundit mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, ndërkohë që pensionistët shqiptarë vuajnë me pensionet më të ulëta në rajon” shkruhet në mesazhin që shoqëron videon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts