Fier – E paralizuara në fshatin Kafaraj të Frakullës për 46 vjet, prej një viti i është hequr paketa higjenosanitare nga KEMP-i Epror.
I vllai i të sëmurës, të na thonë çfarë është përmirësuar që e hoqën, pse nuk na sqarojnë. Jami 6 anëtarë në familje, kam tre fëmijë në shkollë nuk kami asnjë të punësuar. Nuk po ja dalim dotë.
Qazime Hamataj nga fshati Kafaraj i njësisë administrative Frakull bashkia Fier është 55 vjeçe dhe mbi 45 vjet ka që dergjet në shtrat për shkak të një sëmundje të rëndë që ka kaluar kur ka qënë 9 vjeçe, poliomilingjit.
Sipas ligjeve të kohës e qeverive të atyre viteve ajo ka marr pension, më pas KEMP, pagesa për shoqëruesin dhe paketa higjenosanitare që do të thotë 110 mije lekë të vjetra KEMP, 140 mije shoqëruesi dhe 220 mije paketa higjsanitare.
Eshe pse ka zënë shtratin prej dhjetra vitesh Qazimja tregon për sëmundjen , vështirësitë që po has pasi kempi epror në Tiranë me vendim qeverie i ka hequr paketën higjenosanitare që është sa pagesa që ajo merr së bashku me shoqëruesen .




E sëmura tregonë se paketa ndihmëse që u ka hequr Kempi epror nëpërmjet qeverisë është një mënyrë për tu thënë vdisni se ne nuk ju ndihmojmë, thotë ajo.
Për të tashmë pas vdekjes së prindërve kujdeset vëllai Genti i cili u kthye nga emigracioni Greqi së bashku me gruan e 3 fëmijët sepse ajo mbeti e vetme.
Gruaja ime nuk ja del dotë me motren e semure, e lan e shplan, gatuan por nuk e kthen dotë për shkak të peshës sepse motra nga mesi e poshtë ëahtë e paralizuar dhe nuk lëviz. Detyrohem që të lë punët nga ara e të vi në shtëpi saherë që më thotë gruaja .
Jam gati të punojë tokën që kam gjat natës pir prodhinet tona nuk shiten nuk ka treg. Nuk e kuptoj pse hoqën paketën ndihmëse higjenosanitare që motra e ka marr që nga 2005, nuk di cfare të them, nuk po ja fal dotë. Jemi ankuar e nuk na japin përgjigje çfarë ka ndryshuar e përnirësuar tek ime motër 46 vjet e paralizyar që ja hoqën, pyet i vllai Genti.







Edhe Flutura, gruaja e Gentit tregonë vështirësitë e saj që ndeshet me të sëmurën për kujdesin për të por ka edhe tre fëmijë ka bashkëshortin, kam punët w shtëpisë, fëmijët , shkollimin, një heroinë e vërtetë që shumë pak e bëjmë
E sëmura Qazimja, vllai Genti dhe gruaja e tij Flutura kanë një aplel për ktyeministrin Edi Rama dhe qeverinë, hidhni sytë nga shtresa në nevojë, hidhni sytë e kujdesuni për të smëmurët
Familja 6 antarëshe e Gentian Hamataj në Kafaraj të Frakullës që nuk ka asnjë të atdhur ekonomike me shpresën që kjo kronikë do të ndikojë sadopak në ndërgjegjen e pushtetarëve për të ndihmuar sadopak këtë shtresë apo këtë të sëmurë që të paktën të rimari atë që e ka marë për shimë vite dhe ka një vit që nuk e merr plr shkak të burokracive apo keqinformimeve.