Këtë fundjavë vendi ynë mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se nesër pritet të ketë erë të fortë.
Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.
Gjatë ditës do të ketë mjegull të dendur lokale, si pasojë shikim do të jetë i reduktuar në orët e mëngjesit, mbrëmjes dhe momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës në zonat malore.