Pas Edoardo Bove të Fiorentinës, kampionati italian i futbollit është përfshirë në një tjetër moment paniku.

Bëhet fjalë për sfidën e sotme mes Torinos dhe Bolonjës, të cilën këta të fundit e fituan 0-2.

Në minutën e 35-të të sfidës, futbollisti Sebastian Valukievicz mbeti i shtrirë në tokë.

Mbrojtësi polak pësoi një dëmtim të çuditshëm, gjë që i dha dhimbje të forta në krah. Por edhe nga ajo çka shihej, Valukievicz kishte edhe vështirësi në frymëmarrje.

Mediat italiane raportojnë e shkruajnë, se kjo nuk mund të përjashtohet si një shërim nga sëmundja. Pra polaku mund të ishte edhe me grip.

Ishte pikërisht futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda, ai që e zëvendësoi më pas futbollistin e Torinos, që humbi ndeshjen me shifrat 0-2.

Ditët e fundit Valukievicz kishte ethe dhe për të sqaruar shkaqet e vështirësive në frymëmarrje, lojtari, ende i kthjellët dhe i ndërgjegjshëm, u transportua me ambulancë në spitalin “Maria Vitoria” për ekzaminime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts