Fier – Policia Fier pasi ka grumbulluar informacionin e nevojshëm e ka mbajtur nën vëzhgim “objektivat” e saj ka organizuar operacionin policor “Peshtani” ku ka arritur të arrestojë një shtetas ndërkohë që babain e tij e ka shpallur në kërkim

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier operacioni policor i koduar “Peshtani”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas një pune të mirëfilltë policore kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peshtani”.

Për këtë rast u arrestua shtetasi Joni (Ervin) Muçaj 37 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi Dashamir Muçaj, 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit Joni (Ervin) Muçaj

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts