Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjenme  partnerin e  saj, Dorin.

“Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë. Më ndodhi diçka në stomak. U takuam rastësisht dhe më pas ai iku.

Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme”,  u shpreh Olta në emisionin e Arbana Osmani“Mirëmëbrëma yje”,

Aktorja zbuloi se, ndonëse ishin takuar vetëm disa herë, Dori i bëri një propozim:

Ishim ulur në një banak në Spanjë. Nuk ishim puthur ende, nuk kishim bërë dashuri, por i thashë troç: ‘Të dy mund të kemi qejf të bëjmë dashuri me njëri-tjetrin, por unë nuk dua të zgjohem nesër dhe të mos e di se çfarë të kam.’ Ai më tha: ‘Mendoje mirë. Nëse vendos të vish në Romë në këtë datë, nuk ka më kthim pas.’”

Olta pranoi  gjithashtuse Dori nuk është i pasur, por vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts