Nga Xhemil Beharaj – Çfarë do presësh nga një Kryeministër që jep shëmbullin e tij në Parlament, në takime publike e konferenca shtypi duke përmëndur N.cRr…n?!
Çfarë do presësh nga ata mësues apo mësuese part time apo që shkojnë në universitet me mesatare 6 me mik që në vend të bëjnë mësim bëjnë parada mode dhe u bëjnë të dashura nxënëseve?!
Çfarë do presësh nga ata baballarë që i nisin djemtë në shkollë me shuma lekësh në xhepa ku i thonë mbai ti kesh , prish me shokë e qeras dashnoren?!
Çfarë do presësh nga ato mama që rrinë e shofim telenovela me vajzat në krahë që se kan moshën përkatëse? I nisin në shkollë me minifunde e dekolde të papërshtatëshme?!
Çfarë do presësh nga ata prindër që çirren e bërtasin duke sharë në sy të fëmijëve njëri tjetrin apo personat që nuk u kanë plotësuar orekset?!
Çfarë do presësh nga ata persona që kur shikojnë një veprim të gabuar tek fëmija i vet në vend ta qortojë i thotë bravo ose në të kundërt e shajnë me fjalë bastarde pjellën e vet duke i thënë se kështu bëhet burr apo vajzë e zonja?!
Çfarë do presësh nga ata persona ……
Sa shumë kam për të thënë, por më duket e kot sepse sado të flasësh askush nuk dëgjon por të marrin për idiot, të dal mode, nuk jeton me kohën ….
Sa keq, dje ndodhi në Tiranë, afro një vit më parë në qëndër të Fierit, nesër diku tjetër.
Një shoqëri e kalbur që sheh vetëm ku ka para, ku ka interes, ka humbur mirësinë, bamirësinë, mirënjohjen duke i zëvendësuar me shtirjen, servilizmin ku imorali të flet për moral, ku hajduti të flet për ndershmëri, injoranti të hiqet për shkencëtar, u lihen hapsira në televizione e radio, turrma popull u shkon nga pas. Askush ose pakkush bën analizë se ku po shkon shoqëria, çfarë po bëhet në shkolla, cfarë “fidanësh” po rrisim, çfarë intelektualësh po prodhonë shoqëria dhe universitetet.
Çdo gjë nis nga familja dhe kur nuk ka familje të shëndoshë, një shoqëri do të rritet e kalbur, do rrëzohet e do vdes shpejt.
Ajo ka pak kohë që ka nisur dhe ka nisur të japi prodhimin e vet.