Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Durrës. Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina, i cili sipas të dhënave paraprake ka disa plagë thike në pjesën e fytyrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. Ai jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i i kishte në Itali. Pikërisht kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur.
Një 82-vjeçar është gjetur i masakruar me thikë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Viktima është identifikuar me emrin Paulin Gina dhe jetonte i vetëm në banesë.
Fillimisht kanë qenë vajzat e tij që jetojnë jashtë vendit, që e kanë marë në telefon, por nuk mernin përgjigje nga ai. Ato kanë njoftuar disa të afërm që të shkojnë dhe të interesohen. Këta të fundit kanë hapur derën me forcë me ndihmën e zjarrfikësve dhe kanë parë që ai ishte goditur me thikë në trup dhe fytyrë.
Policia nuk ka dhënë akoma një njoftim për ngjarjen, por po hetohet edhe pista e një vetëvrasje. Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle në zonë, ndërkohë që po sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të hedhur dritë rreth ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.