Teksa në kahun tjetër të Tiranës po protestohej për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, tek “Qytet Studenti” ka ndodhur një plagosje me thikë.
Nga të dhënat e para është mësuar se i plagosuri ka mbetur studenti 19-vjeçar Aron Demiraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për shkak se ka marrë plagë në brinjë, qafë dhe shpatull. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i plagosjes është Ajdin Ajvazi, i cili është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu.