Fier – Nga Dukagjoni erdhën e vodhën bagëti në zonën e Levanit, policia zbulon e arreston hajdutët”familjarë”.

Burime zyrtare nga policia Fier pohuan se kanë arrestuar babanë me një nga djemtë dhe djali tjetër është shpallur në kërkim pasi të tre së bashku kishin vjedhur pesë krerë lopë të një shtetasi në Levan disa ditë më parë

Policia

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve.

Vodhën në Levan, 5 krerë bagëti të trasha (lopë), vihen në pranga 59-vjeçari dhe djali i tij. Punohet për kapjen e djalit tjetër të 59-vjeçarit.

Sekuestrohen 5 bagëtitë, furgoni me të cilin u transportuan bagëtitë, nga banesa ku u vodhën te banesa e të arrestuarve, ku u gjetën, si dhe 6 targa automjetesh.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur 5 krerë bagëti të trasha (lopë), Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier dhe me Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zbardhur vjedhjen, si dhe kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të saj, shtetasit Faslli Kastrati 59 vjeç dhe Jeton Kastrati 30 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor për vjedhjen, djali tjetër i shtetasit Faslli Kastrtati shtetasi Emiljano Kastrati 19 vjeç.

Punohet për kapjen e 19-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts