OP&AN
1 min read
67

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

November 13, 2024
0
Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

Nga Lutfi Dervishi – Elon Musk është emeruar të drejtoje
Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në SHBA shpemzon 6.5 trilione dollare,

Nëse Elon Musk-ut do t’i ngarkohej e njëjta detyrë në Shqipëri do ta niste nga 10 pyetje:

Si ndodhi që administrata shtetërore nẽ Shqipëri, në 10 vjet mbërriti në 186 mijë punonjes edhe pse harxhohen miliona euro per digjitalizimin (e albania)? Edhe pse
banojne 500 mijë banorë më pak?

Pse u dyfishua numri i të punesuarve në pushtetin lokal nga 20 mijë në 40 mijë kur reforma u bë per të ulur numrin e punonjesve?

Pse nuk u rriten pensionet kur reforma e 2014 rriti moshen e daljes në pension?

Pse u rrit çmimi energjisë kur u ul numri atyre që nuk paguanin energjinë?

Pse u rrit numri i të punesuarve në ujësjellësa dhe u ul numri orëve të furnizimit me ujë të pijshem?

Pse me rritjen e ofertes për banesa është rritur çmimi i banesave?

Pse është forcuar leku dhe dobësuar euro/dollari?

Pse është i lartë çmimi i naftes kur euro dhe dollari janë “pertokë”?

Pse më shpejt mund të ndertohet një qytet nẽ Mars se unaza e Madhe 20 km në Tiranë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts