Fier – Fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj ndotin lumin Gjanica duke derdhur mbetjet e lëngjeve . Banorët e shqetësuar, kanë aromë të keqe, vatra infeksioni nga mushkonjat.
Ka nisur sezoni i vjeljes e përpunimit të ullirit për prodhim vaji por lëngjet e nxjerra nga kto përpunine shkarkohen në shtratin e lumit Gjanica duke e ndotur atë.
Për dy ditë lumi Gjanica që përshkon përmkes qytetin e Fierit ka qënë i ndotur, çka ka rënë në sy të qytetarëve të cilët shprehen të indinjuar se në një kohë që lumi u reabilitua dhe ndotjet nga nafta u reduktuan, tashmë fabrikat e përpunimit të ullirit për afro 4 muaj janë shkaktare të ndotjes së lumit.
Banorët thonë se lëshon aromë të keqe, nuk del dotë që të rrish në stolat përgjatë shtratit të lumit, janë krijuar vatra me mushkonja që përhapin infeksionet
Banorët thonë se IMM (Inspektoriati i Mbrojtjes Mjedisit) duhet të ushtrojë kontrolle e të vendosi gjoba, dhe këto duhet të vilen me qëllimin ndëshkimin e shkaktatëve të ndotjes.
Përgjatë shtratit të lumit Gjanica që nga fshati Panahor i Mallakastrës e deri në derdhjen e tij në bregdetin e Semanit janë dhjetë fabrika të përpunimit të ullirit që kryesisht mbetjet e lëngjeve i derdhin në lumin Gjanica




