Tony Todd, aktori i njohur për “Candyman”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni të mërkurën mbrëma. Ai ishte 69 vjeç.
“Me keqardhje mund të konfirmoj se miku dhe klienti im i dashur prej mbi 30 vitesh, Tony Todd ka ndërruar jetë”, tha menaxheri i tij Jeffrey Goldberg për The Post. “Çfarë njeriu i mrekullueshëm dhe mua do të më mungojë çdo ditë.”
Todd luajti zuzarin e famshëm në filmin origjinal të vitit 1992 “Candyman” dhe vazhdimin e tij të vitit 2021 – si dhe dy filmat e tjerë në seritë horror “Candyman: Farewell to the Flesh” dhe “Candyman: Day of the Dead”.
Me mbi 240 kredite filmike dhe televizive përgjatë katër dekadave, ai u shfaq gjithashtu në ekskluzivitetin “Final Destination”, “Platoon” dhe “The Rock”.
I lindur në Uashington, DC më 4 dhjetor 1954, Tony studioi aktrim në Institutin Kombëtar të Teatrit të Aktorëve Eugene O’Neill dhe Trinity Repertory Company. Karriera e tij lulëzoi në vitet 1980 dhe 1990, duke punuar në mënyrë të qëndrueshme si në TV ashtu edhe në film.