Është mbuluar nga misteri martesa e Jeff Bezos. Themeluesi dhe aksioneri kryesor i kompanisë “Amazon”, një prej njerëzve më të pasur në botë, është gati të martohet me partneren e tij aktuale, gazetaren dhe prezantuesen amerikane Lauren Sánchez.
Ceremonia do të duhet të mbahet menjëherë pas Krishtlindjeve dhe lajmi tashmë po bën xhiron e botës. Sipas thashethemeve, vendi i zgjedhur nga bashkëshortët për dasmën është Aspen në Kolorado, ku ndodhet edhe ferma e aktorit dhe regjisorit amerikan Kevin Costner.

Çifti thuhet se ka rezervuar një restorant luksoz më 26 dhe 27 dhjetor për një darkë me menu dimri, me një listë të ftuarish të mbushur me yje, e ndjekur nga ceremonia e së nesërmes.

Me gjithë fshehtësinë mjaft të madhe në lidhje me përgatitjen e eventit, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë. Sipas disa zërave të brendshëm, dasma dhe festa mund të kushtojë deri në 600 milionë dollarë.
Një shifër marramendëse e cila përfshin prenotimin e hoteleve me 5 yje në Aspen dhe vilave private luksoze për të garantuar privatësi maksimale për miqtë e profilit të lartë.
Lista e të ftuarve do të përfshijë emra të jashtëzakonshëm dhe të famshëm të kalibrit të Leonardo DiCaprio, Bill Gates dhe Mbretëreshës Rania e Jordanisë.
Janë planifikuar gjithashtu aktivitete të tilla si darka tematike dhe aktivitete në borë, për të argëtuar mysafirët.

Bezos i kishte propozuar për martesë partneres së tij Lauren Sánchez, me të cilën nisi të takohej në vitin 2019, në maj 2023 në superjahtin e tij prej 500 milionë dollarësh. Me një postim se asgjë nga këto nuk po ndodh ai u mbështet tek shprehja e vjetër: “Mos besoni gjithçka që lexoni”, por duket se është edhe më e vërtetë se kurrë”.
Pavarësisht mohimeve, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë. Dita e madhe e Bezos dhe Sanchez mund të ketë surpriza