Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ku tha se kanë diskutuar tema të ndryshme duke nisur nga përshkallëzimi i protestave para bashkisë deri te koordinimi në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar.

“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

I pyeur nëse do të jetë pjesë e primareve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts