Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Deputeti socialist disa ditë më parë u mor i pandehur nga SPAK.
Struktura e Posaçme e akuzoi atë për “shpërdorim detyre”. Çyrbja dha dorëheqjen edhe nga mandati i deputeti
Jurgis Çyrbja akuzohet për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.
Veç tij ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Çyrbja u mor i pandehur më 11 tetor për shpërdorim detyre.
Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit vetëm pak kohë pas deklarimeve që dha në SPAK.