Mbrin në Shëngjin anija italiane me 16 emigrantët e parë.
Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata do vendoset në qendrën e Gjadrit, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.
“Reuters” e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Policia e Shtetit
Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.