Federico Valverde komentoi përshtatjen e Kylian Mbappesë te Reali i Madridit, duke thënë se sulmuesi francez iu përgjigj në mënyrën më të mirë kritikëve që prisnin probleme me kalimin e lojtarit në kryeqytetin spanjoll.
“Ne të gjithë e dimë nivelin e lojtarit që është, mbetet një nga më të mirët në botë. Mendoj se në ditët e sotme të kesh në skuadër është kënaqësi e jashtëzakonshme, është një gëzim të ndash fushën me të. Kam vuajtur kundër PSG-së, kam vuajtur kur luaja me Uruguajin kundër Francës. Ai spikat në çdo ndeshje, në çdo seancë stërvitore. Ai është një top-lojtar.
Falë Zotit, mund ta kemi shok skuadre, mund ta shijoj praninë e tij, mund ta shohin edhe familja ime, fëmijët e mi”, tha mesfushori uruguajan në një intervistë për France Football, që do të publikohet e plotë këtë të shtunë.
Valverde kujtoi zërat negativë që parashikonin vështirësi për faktin se Mbappe do të ndante rolet dhe vëmendjen me Vinícius Jr. dhe Bellingham:
“Si person, ai është i jashtëzakonshëm. Ai u mbylli gojën shumë njerëzve që thoshin se kur të vinte këtu do të kishte shumë konflikte, nuk e di se çfarë… Ai i mbylli të gjitha gijët e liga, të gjitha ato thashetheme dhe tregoi se është një person spektakolar.”
Valverde theksoi në fund se Mbappe kishte një spanjishte edhe më të mirë se e tij.