Raportimet e para janë se tre persona kanë mbetur të vrarë në Shkodër, megjithëse ende nuk ka informacion për dinamilkën e ngjarjes. Mësohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur ndërkohë që në vendin e krimit kanë shkuar policia dhe ambulancat.
Është identifikuar një nga viktimat e vrasjes në Shkodër. Ai quhet Hamza Lici dhe ka qenë duke lëvizur me një makinë pranë “5 heronjve të Vigut” kur është qëlluar me breshëri automatiku. Bashkë me Hamza Licin kanë mbetur të vrarë edhe dy persona të tjerë.
Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë.
Mësohet një tjetër nga emrat e viktimave të atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër.

Sipas burimeve të deritanishme, ai është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Një pjesë e burimeve bëjnë me dije se Bushati ka humbur jetën, të tjerë, se ai është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
Personi që është konfirmuar se ka humbur jetën quhet Hamza Lici dhe ka qenë duke lëvizur me një makinë tip S Class me targa kroate pranë “5 heronjve të Vigut” kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë

Dy makina dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.
Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.
Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërs ai fati i Arlind Bushatit, djalit të Xhemal Bushatit, që ishte në makinë me Licin, i plagosur apo i vdekur, nuk është konfirmuar ende.