Nga Romor saraçi – Rrjetet sociale, janë kthyer në hapsirë llumi, agresiviteti e urrejtje, krimi, kjo nuk ka asnjë diskutim!
Aq sa makinat në rrugë janë burim aksidentesh, e shoferët abuzues janë “vrasës”. Por në rastin konkret, fëmijët nuk kopjojnë modelet negative që ekspozohen në rrjete, për shkak të klikimeve, apo lekëvë që marrin nga klikimet, se s’besoj se ja kanë idenë si funksionojnë.
I kopjojnë këto modele, për shkak të jetës së luksit, dhe pasqyrimit të shfrenimit të tyre. Përpara se të mbylli Tik-Tok e Snapchat, kryeministri duhet të kujdeset të tregojë vullnetin politik për të krijuar e mbështetur institucione, që keto modele te financuara nga krimi, droga dhe korrupsioni të mbylleni në jetën reale dhe jo virtuale.
Nëse për aksidentet nuk është zgjidhje heqja e makinave nga rruga, por kapja dhe dënimi I shoferëve abuzues, ashtu edhe për rrjetet sociale zgjidhje është kapja e dënimi i modeleve të financuara nga krimi e droga.
Nëse bllokon makinat këta “gangot”, siç i quan kryeministri, do të marrin helikopter e avion, se e kanë mundësinë, e në fund të penalizuar janë ata që makinën e kanë nevojë.
Ashtu edhe nëse bllokon Tik-Tok e Snapchat, do të gjejnë hapsirën në Instagram e Facebook, siç e e bëjnë edhe sot. Ndaj mjafton, që Policia të mos drejtohet dhe urdhërohet për shërbim ndaj krimit, por t’u jepet mbështetje e forcë, atyre mijëra efektivëve ende të papërlyer, që të t’i luftojnë këto modele.
Mjafton një postobllok policie posht zyrës së kryeministrit, e moslejimin e ndonjë ministri apo vetë kryeministrit që të urdhërojë Drejtësinë për të mossekuestruar paratë e krimit dhe korrupsionit, dhe situata rregullohet.
Nëse vihet një tjetër postobllok posht zyrës së Ministrit të Brendshëm e Ministrisë së Arsimit dhe do shihni që këto modele do të zhduken nga qarkullimi. Por jo, nuk keni këtë qëllim, sepse nuk ua privoni dot luksin fëmijëve tuaj, të cilët janë modeli negativ që po ndjekin fëmijët në rrjete sociale! Ndaj pa ndalur ju llastimin e fëmijëve tuaj me para krimi e korrupsioni, sërish do të ketë ndonjë prind kamarier apo murator që do të mari lajmin e kobshëm, që fëmija i tij u vra ndërsa imitonte në Tik Tok fëmijët tuaj.