Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani bën thirrje për mbajtjen e një tjetër marshimi-protestë nga shqiptarët e kësaj zone për të ngritur zërin për të drejtat e tyre. Sinani përsëriti edhe njëherë marrëveshjet e shkelura nga ana e Serbisë dhe kërkoi që protestës për dinjitet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët. Manifestimi pritet të mbahet më 23 shtator në orën 13:00, nga Stadiumi i Preshevës deri në qendrën e qytetit.
”Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!