Fier – 79 vjeçari Abdyl Ferhati banor i zonës poshtë autostradës ka tentuar të kalojë nga ana tjetër duke kaluar mbi trafikndarës dhe jo të përdorë shkallët e mbikalimit.

Në momentet që kalonte në autostradë është përplasur për vdekje nga mjeti me targa AB 445 FD i drejtuar nga 27 vjeçari Haris Faslliaj. 79 vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Policia po dokumenton rastin dhe devijon trafikun nga autostrada. Aksidenti në bay pasin e autostradës në Lushnje midis rrethrrotullimit të Plukut dhe rrethrrotullimit të Savrës.

Kjo dalje e qytetit të Lushnjes në autostradë është bërë vitet e fundit dhe mbikalimi i hekurt ka mangësi në disa shkallë të dëmtuara dhe banorët të kalojnë mbi autostradë duke rrezikuar jetën.

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi Haris Faslliaj, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Avdyl Ferhati, 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Avdyl Ferhati ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Haris Faslliaj, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts