Fier – Aksident me pasoje plagosjen e nje shtetasi ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Ballsh në rrugën që kalon nga fshati Plyk.
Burime zyrtare nga policia por edhe nga vendi i ngjarjes pohojnë se një motoçikletë mw drejtues Serjan Gogaj 32 vjeç që udhëtonte me senc nga Ballshi për në Fier ka goditur auromjetin tip “reno clio” që udhëtonte në afërsi të xhamisë në fshatin Plyk i cili po udhëtonte me nje motoçikël paralel me makinën, pohuan burime informacioni.
Si pasojë e goditjes së motorrit me makinën drejtuesi ka rënë anës rrugës duke marr plagë të rënda ndërsa drejtuesi i mjetit ka ndalur e ka njoftuar policinë e cila ka mbrritur në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
I plagësiri është dërguar për mjekim në urgjencë të spitalit rajonal Fier dhe është jasht rrezikut për jetën , pohuan bluzat e bardha të këtij spitali ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në konisariatin e policisë.
Policia
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.