Fuer – Një aksident ka ndodhur disa minuta me pare ne aksin Petovë- Libofshe. Nje automjet tip” Toyota” eshte perplasur me nje motorr , dhe si pasoje e goditjes se forte drejtuesi i motomjetit eshte demtuar rend.

Drejtues makine ka qënë Marko Prifti 43 vjeçar.

Ai eshte transportuar me urgjence drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

I plagosuri eshte derguar drejt Traumes në Turanë ne gjendje te rende pasi ka humbur shume gjak.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts