Fier – Bien sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe në zonën e Frakullës për vitin 2025. Fermerët: Nëse edhe këtë vit dalim me humbje vitin tjetër do i shkatërrojmë serat e do i çojmë për skrap
Zona e Frakullës në Fier njihet si zona e prodhimit të frutir të pasionit, luleshtrydhes, por Fermerët e kësaj zone kanë nisur të ulin sipërfaqet e mbjella me këtë frut. Shkaku sipas tyre është tek rritja e materialeve që shërben për ndërtimin e serave, mos marrja e subvencioneve nga qeveria si dhe mungesa e theksuar e fuqisë puntore.



Në bisedë me shumë prej tyre mësohet se qeveria nuk i ka subvencionuar sa, si dhe kur duhet në materiale si plastmas dhe blerje fidani, por edhe pse puntorët paguhen 25 deri 30 mijë lekë të vjetra dita nuk ka më puntorë, thonë fermerët, po punojmë familjarisht.
Një pjesë e tyre po i prishin serat dhe po i mbjellin me kultura të tjera bujqësore e një pjesë thonë që nëse edhe këtë vit dalim me humbje do i shkatërrojmë serat e do i shesim për skrap.



Nga ana tjetër edhe kryetari i njësisë administrative Frakull Dashamir Troka na pohonë nëpërmjet telefonit se: Është e vërtetë, kanë rënë sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe sepse një pjesë e mirë janë larguar në emigracion dhe nuk ka fuqi puntore.