Deputeti i PD, Luan Baçi është pyetur në lidhje me përplasjen e tensionuar mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetëve të PD Flamur Noka, Gazment Bardhi e Xhelal Mziu në sallën e Parlamentit.
Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.
Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.
“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,” u shpreh Baçi në studion e Neës24.
Ndërsa Flamur Noka ka vazhduar me akuzat kundrejt Agron Shehajt, duke aluduar se është ortak me Erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaçin, një tjetër deputet i njohur i PD-së duket se ka qëndrim ndryshe. Ndërsa Sali Berisha deklaroi se nuk ishte dakord me sjelljen e Shehajt në Kuvend, por këtë të fundit e quan opozitar.