Everton ka realizuar një video interesante ku një pjesë e lojtarëve dërgojnë ftesa zyrtare te shokët e skuadrës.

Bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjes dhe Broja merr po ashtu një ftesë.

Është Vitali Mikolenko, i cili thotë Armando Broja pasi pyet se cilin zgjedh të ftojë nga shokët e skuadrës.

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar u afrua tek Evertoni në huazim nga Çelsi.

Mikolenko ndërkohë është nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit anglez ku bën pjesë prej vitit 2022.

25-vjeçari është titullar dhe tek Ukraina, ndërsa u përball me Shqipërinë në dy ndeshje për Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts