Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës mbetet kryefjala e shtypit rozë. Por Elia e ka lënë pas dhe sot ka publikuar në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.

Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish-bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bie në sy përveç pamjes së Elias ishin edhe komentet pozitive të ndjekësve. Ata kanë komplimentuar Elian për pamjen edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts