Fier – Gjuha rome po shkon drejt asimilimit. Latif Kazanxhiu, Kryetari i shoqatës Rome Aktive Albania: Gjuha rome po zhduket. Në vendet ku ka komunitet romë të ketë në shkolla një klasë për fëmijët romë të mësojnë gjuhën rome ashtu si në Tiranë, Korçë, Elbasan.
Edhe pse janë mbi 10 mijë banorë në qarkun Fier banorë në afro 10 fshatra, edhe pse kanë një qëndër komunitare në Baltëz të Fierit, komuniteti rom kërkonë që në atë zona ku ka komunitet romë në shkolla të ketë një klasë ku fëmijët të mësojnë gjuhën rome e cila është nga gjuhët më të vjetra në botë por që për shkak se nuk është shkruajtur por vetëm është folur po shkon drejt zhdukjes.
Latif Kazanxhiu mësuesi i parë i shkollës së parë i gjuhës rome në shkallë kombëtare por njëkohësishtë edhe kryetari i shoqatës Rome Aktive Albania tregon për nevojën, dhe domosdoshmërinë e hapjes së një klase në shkolla ku ka komunitet romë në Fier ashtu si ka edhe në Tiranë, Korçë, Elbasan.
Kazanxhiu pohon se nga ky komunitet kanë mbaruar studimet e larta 17 persona në qarkun Fier që janë pozicionuar e punësuar, por më shumë duhet të bëhet për arsimimin e punësimin e tyre nga ana e qeverisë apo bashkive.










Pjsatarë të komunitetit romë pohojnë se gjuha rome po shkon drejt asimilimit dhe duhet që në ato zona ku banojnë komunitet romë në shkolla të hapet një klasë ku fëmijët e këtij komuniteti të mësojnë gjuhën rome
Qarku Fier është një ndër zonat ku ka komunitet të konsiderueshëm të popullatës rome, ku nga 25 mijë banorë deri në vitet 1995 për shkak të emigracionit janë 10 mijë banorë kryesisht në Baltëz, Levan, Mbrostar Ura, Sektor Seman, Fermë Çlirim, Drizë, Rroskovec, Povelçë.