Fier – Problematike po kthehet situata në zonën e kompleksit të pallateve Mërtiri në Fier. Një person ende i pa identifikuar prej policisë prej disa ditësh e ka kthyer në argëtim thyerjen e xhamave të makinave të parkuara në këtë zonë.
Burime informacioni nga Drejtoria e Policisë Vendore në Fier por edhe banorë të kësaj zone pohuan se janë afro dhjetë automjete të tipeve të ndryshme që u janë thyer xhamat e makinave si ata ballorë, të dyerëve anësore por edhe nga pjesa e pasme e mainës.
Deri më sot pronarët e automjeteve të dëmtuara kanë folur e biseduar me inspektorin e policisë që mbulonë këtë zonë por ende nuk është marrë asnjë masë . Pritet që të ngrihen patrulla shërbimi e deri më tani dyshohet për një person që banon në një hyrje ose në katin e tretë ose të katërt të një pallati.
Disa prej pronarëve të automjeteve të dëmtuara janë bërë bashkë e kan kryer denoncim në polici këtë pasdite të sotme dhe pas kryerjes së denoncimeve pritet që policia të ushtrojë kontrolle në banesa të dyshuara. Kjo për vet faktin se koha kur gjuhet me pushke me ajër mund të ket persona që lëvizin e mund të dëmtohen . Po sipas këtyre burime informacioni teksa janë kryer edhe kontrollet nëpërmejt kamerave, zakonisht veprimi i thyerjes së xhamave të makinave bëhet nga ora 20 e 30 e më pas.
Personi është ende enigmë por një dihet e saktë që xhama të auromjeteve të parkuara në këtë zënë po thyhen, personat e dëmtuar janë ankuar në polici kanë kryer edhe denoncimin dhe tashmë pritet kontrolli policor dhe arrestumi i tij duke e dënuar sipas ligjit