Nga Gent Strazimiri – E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek më seriozja e mediave, në unison si rrallëherë: si kërcënim!
Kërcënim mafioz, për eliminim fizik, live, të një politikani të lartë të opozitës, nga një bashkëpunëtor i afërt, i mirënjohur i kryeministrit i cili përdoret më së shumti si punonjës i shtypit dhe propagandës, e që gabimisht e quajnë gazetar.
Boll e ndyrë është që në princip, figura e një gazetari proqeveritar, propushtet.
Është mbase gjëja më jogazetareske që ekziston por, kur qeveria është e damkosur nga vetë gazetarët e mediave më prestigjoze ndërkombëtare si narko-qeveri, rrethanat, nga ndyrësisht ‘estetike’, ‘etike’, teknikisht shndërrohen në: seriozisht penale.
Si ky ka shumë, paguhen edhe më shumë, paguhen nga narko-qeveria, paguhen nga ato paratë që të mungojnë ty në fund të muajit…
Janë këta që të shpjegojnë se përse nuk duhet të ngrihesh, përse nuk duhet të përkrahësh opozitën!
Që kur në krye të opozitës është Sali Berisha, të thonë ‘duhet të vijë një ri, i shkolluar jashtë etj., etj.,’;
Që pastaj kur ky ‘i riu’ vjen në krye të opozitës, të thonë ‘eeeee duhej të ishte Saliu’;
E që kur vjen prapë në krye Berisha, rifillojnë me tekstin e njohur ‘të ikë Saliu e të vijë një i ri, i shkolluar jashtë, etj., etj….’
Ndërkohë, ti vazhdon të varfërohesh edhe më sepse prej parave të tua këta vazhdojnë të paguhen dhe të jetojnë, të financojnë ato udhëtimet që ti i sheh nëpër rrjetet sociale, nga një cep i botës, në tjetrin…
Ata të thonë se ndryshimi që kemi me shoqëritë e njerëzve të lirë, fjala vjen Gjermaninë, qëndron tek opozitat respektive, jo tek qeveritë respektive…
Në fakt, ndryshimi që kemi, distanca e pakapshme është tek gazetarët respektivë!
Dallimi që kemi mes nesh dhe gjermanëve, distanca astronomike mes nesh, është ajo midis gazetarit gjerman Peter Tiede dhe këtij kërcënuesit me pagesë, me shokë e me shoqe, që e quajnë veten ‘kolegë të Peter Tiedes’…
Opozita i del Zot vetë vetes, por bëj edhe ti një veprim! Dili edhe ti Zot vetes tënde!!
BOJKOTOJI duke mos ndjekur kanalet ku dalin, duke mos klikuar mediat ku shkruajnë, se nuk po them t’i pështysh kur i sheh në rrugë!
Thuaji ‘JO’ mafias! Filloje nga këta!!!
KAQ!