Benet Beci është paraqitur këtë mesditë në SPAK. Nuk dihet se përse është thirrur kryetari i Bashkisë së Shkodrës në prokurori, ndërkohë që ka vetëm 1 vit në detyrë. Më parë, opozita e ka akuzuar Benet Becin se ka dhënë leje ndërtimi për bandat e Shkodrës, ndërkohë që vartës të tij që nuk janë bindur të firmosin janë dhunuar nga persona të lidhur me krimin.
