Tashmë prej shtatë vitesh banorët e fshatit Hajmel dhe zonave përreth inskenojnë ritualin e “Betlehemit të gjallë”, ku qindra aktorë vullnetarë sjellin në jetë skena biblike të antikitetit, teksa mijëra vizitorë vijnë për të kundruar skenat në qiell të hapur përgjatë katër orëve.

Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje Dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që po përgatiten të nisin inskenimin e ritualit “Betlehemi i gjallë”, fare pak ditë përpara Krishtlindjeve.

Teksa mijëra vizitorë presin radhën të hapen dyert e shfaqjes, aktorë amatorë të veshur me rroba tradicionale nga koha e para lindjes së Krishtit kanë zënë vendet në shtëpizat prej druri dhe kashte të përgatitura prej muajsh enkas nga ata për këtë inskenim.

Image

Tradita e “Betlehemit të gjallë” në veri të Shqipërisë e ka zanafillën në vitin 2018, kur prej shtatë vitesh në prag të Krishtlindjeve banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat, dhe Dheu i Lehtë përfshihen në mënyrë vullnetare në organizimin e këtij rituali që risjell skena biblike të antikitetit.

Image

Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe. Foto Nensi Bogdani

Image

Aktorë të ndarë në kasolle prej druri dhe kashte, ku secili performon nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë nga koha e motshme. Foto_Nensi Bogdani

“Kjo nuk është vetëm diçka religjioze. Kjo shkon përtej besimit, është një kombinim i aktrimit, teatrales, besimit dhe artit”, i tha BIRN Mark Hilaj, aktor profesionist dhe njëkohësisht një prej organizatorëve të ritualit që prej fillesave të tij.

Image

Aktorë vullnetarë duke inskenuar rrahjen e hekurit nga koha e antikitetit. Foto_Nensi Bogdani

Banorët aktrojnë role të ndryshme në qiell të hapur, duke filluar që prej rrahjes së hekurit, mjekimit të plagëve për të sëmurët, bluarjes së miellit dhe përgatitjes së bukës, kujdesit për fëmijët, lindjes së Jezusit, e shumë të tjera.

Image

Aktorë vullnetarë të veshur me rroba te kohës së antikitetit gjatë inskenimit të Betlehemit të Gjallë. Foto_Nensi Bogdani

Image

Një kasolle e improvizuar si një barnatore për kurimin e të sëmurëve nga koha e antikitetit. Foto_Nensi Bogdani

Fretërit Kapuçinë në Shqipëri kujdesen për çdo detaj të mbarëvajtjes së ritualit që prej fillimit në orën 16:00 deri në mbyllje të tij në orën 20:00.

“Çdo vit ne ndërrojmë disi skenat, në mënyrë që gjithmonë të ketë diçka ndryshe për vizitorët”, i tha BIRN fra Gjon Shtjefni, një prej fretërve Kapuçinë që merret me organizimin e ritualit.

Image

Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe. Foto Nensi Bogdani

Image

Një aktor në rolin e bariut gjatë inskenimit të ritualit Betlehmi i Gjallë në Hajmel në prag Krishtlindjesh. Foto_Nensi Bogdani

Inskenimi Betlehemi i Gjallë do të mbahet edhe në dy data të tjera për vizitorët, më 26 Dhjetor dhe 2 Janar.

Image

Te rinj te fshatit dhe zonave përreth luajnë role te ndryshme prej kohes se antikitetit, ne qiell te hapur, përreth katër ore rresht. Foto_Nensi Bogdani

Image

Inskenimi i lindjes së Jezusit në fshatin Hajmel, gjatë ritualit ‘Betlehemi i Gjallë’ që bëhet çdo vit në prag të Krishtlindjeve. Foto_Nensi Bogdani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts