OP&AN
2 min read
64

Korbat politik!

October 22, 2024
0
Korbat politik!


Nga Bledian Koka – Ne nisje te dites se sotme me arrestimin e ish Presidentit te Republikes, paragjykova nje reagim social i cili ne thelb do te hidhte valle per “nje koke te prere” ne satrapin e mveshur si “Drejtesia e Re”! Por nuk ndodhi keshtu! Shume heshten dhe sic e lexoj nuk ishte aksioma “heshtja e miratim”!

Ne nje fare menyre jam surprizuar per mire! Ajo qe me ben pershtypje eshte nje tjeter fenomen! Ajo e “politikaneve te rinj” qe flasin per parime ndersa fergellojne duart me shpresen se vetem duke kipur mbi trupat e lidereve aktuale te opozites ku ne burg, ku ne arrest shtepiak do mund te zene vendin…, korbat politike!

Qartazi te limituar ne aksionin tyre politike me shume sesa politikane, flisnin si komentatore ditore te nevojshem per te mbushur minutazhin e banaqeve klik-kafshuese per nje “dite mire” per Drejtesine!

Sot qartazi keta “politikane te rinj” zevendesuan turmat e dikurshme te shoqerise komuniste qe therriste “vareni ne litar” kedo qe urdheronte partia!

Si brigadiere qe lexonin me se te larte para kooperatives gazeten Zeri i Popullit, keta te sotmit masturbonin pa pushim per nje kenaqesi qe presin ta marrin ne 2025-en!

Jane ne te drejten e pafuqise se tyre per te bere asgje qe shpresojne se nje dite do te kene ne dore gjithecka!

Jane ne te drejten e vet te besojne se fashizmi politik eshte e vetmja menyre qe ata nje dite te mund te veshin kemishen e zeze te pushtetit! Ose jane profane qe besojne se standardet ne vend do te vendosen vetem duke shkelur ligjet dhe normat kushtetuese, ose jane sherbetore qe gromesijne publikisht ate qe zarat zyrtare te Edi Rames nuk donin ta benin sot!

E mira e gjithe kesaj shperfaqje mjerane gjate dites, konfirmon ate qe edhe ata e dine mire, ciraku nuk behet kurre mjeshter!
p.s…e eunuku, hamshor nuk behet dot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts