“Kemi bërë një super pjesë të parë. nuk më pëlqen të flas për episodet. Kemi bërë dhe në pjesë të dytë një lojë të mirë. Djemtë dhanë çdo gjë, luajtën me intensitet të lartë. Partizani është një ekip shumë i forte”. Francesco Moriero nuk e bën dramë humbjen me Partizanin. Tekniku Italian ka provuar disfatën e parë që kur ka marrë drejtimin e kurbinasve: “Mos të harrojmë jemi një skuadër e re në moshë. Jam i mërzitur për rezultatin, jo për lojën. Meritonim të shënonim në pjesën e parë. Ata që u futën , u futën mirë, ndaj nuk harxhuam energji”.

Tekniku Moriero vlerëson lojën e skuadrës së tij, përtej rezultatit 1-0 ndaj të kuqve: “Pjesën e parë në fushë kishte vetëm një skuadër, ajo është Laçi. Skuadra ka bërë punën e saj. Ekipi ka dhënë zemrën, e ka kuptuar që duhet sakrificë. Unë si trajner shoh paraqitjen. Rezultati është relativ. Shkojmë të analizojmë gabimet. Çunave nuk i bëj dot kritika”. Moriero pastaj kërkoi të sqarojë diçka, me shpjegimin për zëvendësimin e Traore, që sapo ishte future në fushë: “Traore u ndërrua edhe pse u fut si zëvendësues, por nuk bëri çfarë thash unë. Unë jam trajner, vendos lojtarët që më dëgjojnë. Nuk më intereson sesa luan” e mbylli Moriero.

VESELINOVIC: “DITË E VËSHTIRË PËR PARTIZANIN”

“Është një ditë e vështirë për klubin e Partizanit. Jam shumë i mërzitur për djalin që ka humbur jetën. Kjo është e para. Pastaj, vjen fitorja. Laçi na hapi probleme. Në pushim bëmë ndërrime dhe në pjesën e dytë i dominuam. Portieri i Laçit bëri pritje të paimagjinueshme”. Alexander Veselinovic nuk arrin të gëzohet për fitoren me Laçin, edhe pse ky sukses e ka lënë trajnerin e vetëm të pamundur në Superiore. Tekniku është i prekur nga ngjarja e rëndë dhe vrasja e Martin Canit, 14 vjecarit të Dinamos me një të kaluar te Partizani.

Sa i përket ndeshjes, Veselinovic është i bindur në soliditetin difensiv të mbrojtjes së tij: “Nëse Laçi do të shënonte është hipotetike. Kemi patur problem ndërtimin e aksioneve. Logjikisht kishim shans me Zekën dhe përsëri do të fitonim, edhe sikur të ishte numëruar goli i kurbinasve”.

MAGANI: “S’JAM DAKORD PËR 7 LOJTARËT E HUAJ”

“Mënyra se si shkoi loja, unë jam i kënaqur me barazimin. Kishim përballë një skuadër që ishte jashtë pritshmërive të veta dhe donte patjetër që ta fitonte ndeshjen”. Gugash Magani nuk shkoi më shumë se 1-1 në ndeshjen e dytë në pankinën e Tiranës. Bardhebluitë barazuan me Elbasanin, por Magani ka rezerva për penalltinë: “Jam i kënaqur sepse ne shënuam gol, na u anullua goli, u dha penallti kundër nesh. Skuadra gjeti forcën të realizonte dhe me pak kujdes mund ta kishim fituar ndeshjen. Unë kam kontestime për rastin e penallistë, por nuk mund të jap një gjykim profesional. Nëse kjo është shumë profesionale dhe e drejtë nga gjyqtari… unë nuk po bëj asnjë akuzë. Nëse jo, është ndikim në rezultatin e ndeshjes”.

Magani pranoi se Bordin e kishte befasuar në këtë ndeshje: “Ne e kemi studiuar Elbasanin në ndeshjen e fundit që bëri në Laç. Ka një modul loje që nuk e ka ndryshuar. Por në fushë pamë diçka tjetër dhe patëm vështirësi derisa u përshtatëm. Megjithatë, skuadra e kapi shpejt kontrollin dhe ekipi im bëri një performancë të mirë sot”. Pastaj tekniku bëri një krahasim me epokën e tij të parë te Tirana: “Kjo është një situatë e pazakontë e Tiranës. Ka qenë në vendin e fundit për shumë javë dhe e kam marr në dhjetor të 2013-ës kemi punuar më shumë se 1 vitë e gjysmë. U riformatua nga e para në dhjetor dhe këtë vit ka qenë identik. Në 4 ndeshjet e fundit mund të dilnim kampion. Nga atëherë ka ndryshuar stafi, është politikë e klubit për lojtarët e rinj dhe jam dakord. S’jam dakord për 7 lojtarët e huaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts