Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksident mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas bluve, 24-vjeçari teksa drejtonte automjetin e tij ka bërë një parakalim të gabuar dhe ka përfunduar duke u përplasur me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, 4 persona mbetën të lënduar, drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjerët, të cilët janë transportuar drejt spitalit ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia bën me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga policia: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, Sektori i Qarkullimit Rrugor kreu veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi 23 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts