Një arsenal tepër i madh armësh është sekuestrua nga policia greke në Athinë, pas kontrollit të 3 banesave dhe 2 bodrumeve. Në prangat e policisë ranë 5 persona, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive. Të arrestuarit janë 4 shtetas grekë të moshës 31-56 vjec si dhe 25-vjecarja Zoi Zoto, me origjinë nga Korça por e lindur në Pire.

Gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 25 copë eksploziv ushtarak, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistence ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht për përdorim ushtarak, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, 1 çifte, 1 karabinë teke, 38 krehëra të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 1 shpatë, 3 thika, pjesë armësh, 530 tableta narkotike, detektorë metalesh, 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, 2 sterlina, 2 paund angleze, 35 gjysmë paund britanikë, 5 monedha argjendi të lashta greke, 6 monedha antike, dhjetëra bizhuteri të ndryshme, 23 mije 320 euro, monedha me vlerë 2 euro secila, 11 celularë, 2 lap top, makineri lazer për gdhendje armësh, GPS tracker, shënime dore dhe sende të tjera.

Policia greke dyshon se ky grup kriminal furnizonte dhe pjesëtarë te grupeve kriminale qe kryenin vrasje ne Greqi pasi mes te arrestuarve është edhe një shtetas, gjurmët e gishtave te te cilit janë gjetur ne arme te sekuestruara ne nje automjet “Jeep” ne Neo Kosmo, mjet i cili do te përdorej për vrasjen e mafiozit grek Vaggeli Zampouni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts