Pogradec – Një 35-vjeçar nga Pogradeci ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Vlorës ndaj një 41-vjeçareje, të cilën e akuzon se nëpërmjet mashtrimit në rrjetet sociale, i ka marrë 9000 euro.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts