Profesori, Përparim Kabo, ka shpjeguar se përse protestat janë neutralizuar në Shqipëri dhe nuk ndodh ajo që po ndodh në Beograd, ku 1 milion njerëz dolën në shesh.

I ftuar në ‘Open’, Kabo theksoi se qeverisja aktuale e ka kthyer pjesën më të madhe të popullsisë në shtresë në nevojë dhe ajo pjesë lufton për të mbiekzistuar

Gjatë këtyre viteve është goditur nënbrez shtresa e mesme që është themeli i ekuilibrave social të shoqërisë. Sepse ajo nuk ka nevojë ekonomike dhe ajo kërkon të hartohen politika zhvillimi dhe ajo nuk e ka problem të votojë njëherë partinë X dhe njeherë  partinë Y edhe kjo shtresë e mesme është goditur për shkak të politikave të padrejta ekonomike pasi përgjatë viteve të fundit me përparaësi janë hartuar politika ekonomike për kapitalin dhe jo për interesin publik. Ai shtoi se pushteti e ka më të lehtë të kontrollojë sot shqiptarët, për arsye se shumica janë kthyer në një ‘shtresë nevojtare’ dhe kjo shtresë nuk ka fuqi të reagojë’, u shpreh Kabo.

Gjithashtu Kabo u ndal edhe te PPP-të e qeverisë Rama, ku sipas tij kanë marrë paratë publike dhe janë në proces gjyqësor.

‘Ku është ajo që është propaganduar para 4 vitesh. ‘One Bilion Development’ të kujtohet si mburreshin këta socialistët rilindas? Dhe i çuan këto para për PPP, dy nga të cilat janë në proces gjyqësor, njëra në gjyqësor njëra në hetim, paratë publike’ është shprehur Kabo.

Një tjetër pikë, është edhe qindra milionë euro që kanë marrë OJF-të në Shqipëri, të cilat në shumicën e rasteve janë në pronësi të grave të politikanëve.

‘Nqs marrim një shifër të përafërt, 8 miliardë borxhi i jashtëm, 10%, 800 milionë i kanë marrë OJF-të, ku i kanë çuar paret?  Si ka mundësi që të gjitha gratë e politikanëve kanë OJF milionere? Si ka mundësi të vijnë dhe të na e thonë. Si i bëjnë këto para, si i harxhojnë për çanta për vila për pushime, atje ku janë koralet?’, theksoi Kabo.

Kabo: Pse indi i protestës është asfiksuar, pse nuk ndodh ajo që ndodh në Beograd? Të dalin atje 1 milion. Pse nuk ndodh?

Sepse varfëria, pjesën më të madhe të popullsisë e ka kthyer në ‘shtresë në nevojë’.

Shoqëria në nevojë, është shoqëri parapolitike, ajo lufton për të mbiekzistuar. Do japim bonus për Vitin e Ri pastaj do na japi dhe një bonus para zgjedhjeve, a po mirë na dha dhe ca para. Dhe të tillë njerëz nuk e kanë forcën për të goditur. E dyta, gjatë këtyre viteve është goditur nënbrez shtresa e mesme që është themeli i ekuilibrave social të shoqërisë. Sepse ajo nuk ka nevojë ekonomike dhe ajo kërkon të hartohen politika zhvillimi dhe ajo nuk e ka problem të votojë njëherë partinë X dhe njeherë  partinë Y edhe kjo shtresë e mesme është goditur për shkak të politikave të padrejta ekonomike pasi përgjatë viteve të fundit me përparaësi janë hartuar politika ekonomike për kapitalin dhe jo për interesin publik. Ku është ajo që është propaganduar para 4 vitesh. ‘One Bilion Development’ të kujtohet si mburreshin këta socialistët rilindas? Dhe i çuan këto para për PPP, dy nga të cilat janë në proce gjyqësor, njëra në gjyqësor njëra në hetim, paratë publike.

Nqs marrim një shifër të përafërt, 8 miliardë borxhi i jashtëm, 10%, 800 milionë i kanë marrë OJF-të, ku i kanë çuar paret? Si ka mundësi që të gjitha gratë e politikanëve kanë OJF milionere? Si ka mundësi të vijnë dhe të na e thonë. Si i bëjnë këto para, si i harxhojnë për çanta për vila për pushime, atje ku janë koralet?

Duhet dhe opinioni publik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts