Juventus kthehet tek fitorja në Serie A, mposht Genoan

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 0-3 në udhëtim tek Genoa në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.. Pjesa e parë pati pak raste shënime dhe u mbyll me rezultat 0-0, shkruan Gazeta Express.. Teksa në 45 minutëshin e dytë, “Zonja e Vjetër”, shënoi tri gola.

Fillimisht tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Dusan Vlahovic shënoi nga penalltia.. Kurse shtatë minuta më vonë po i njëjti lojtar dyfishoi epërsinë.

Ndërsa për epilogun final 0-3, u përkujdes Francisco Conceicao i cili realizoi një minutë para mbylljes së kohës së rregullt.

Pas kësja fitore Juventus ngritet në pozitën e parë në tabelë me 12 pikë por me një ndeshje më shumë se Torino e cila ka një pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts