Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga.

Këngëtari foli në serialin dokumentar, “Justin Bieber: Seasons”,   kohën kur vendosi të pastrohej.
Sipas Bieber, ai ndiente sikur po vdiste.

Ekipi im i sigurisë vinte në dhomën time natën për të kontrolluar pulsin tim,” tha ai, duke shtuar, “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa keq ishte, ishte sinqerisht e tmerrshme.”

Këngëtari shtoi se abuzimi i tij me substancat doli aq jashtë kontrollit saqë iu desh ta ndryshonte plotësisht jetën e tij për të mbijetuar.

Gruaja e tij , modelja Hailey  Bieber  tregoi gjithashtu mbi takimin e tyre dhe vendimin e tij për të lënë drogën.

“Justin dhe unë nuk ishim të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe u përpoq ta linte drogën vetë”, tha Hailey.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts