Jon Bon Jovi ka shpëtuar një grua nga vetëvrasja, Lajmi u bë i ditur përmes një videoje të publikuar nga Departamenti i Policisë në Nashville. Në të, këngëtari shihet teksa i afrohet ngadalë një gruaje, për ta shpëtuar, teksa ajo synonte të hidhej nga ura e famshme John Seigenthaler Pedestrian në Nashville.

Bon Jovi ndodhej aty pranë pasi po xhironte videoklipin për këngën e re “People’s House”, kur ekipi i tij vuri re gruan, e cila po qëndronte në anë të urës dhe po mbahej te pjesa e bordurës. Bon Jovi shkoi ngadalë drejt saj dhe nisi t’i fliste. Më pas, gruaja kaloi në anën tjetër të urës.

Në momentin dhe vendin e duhur: Jon Bon Jovi shpëton një grua nga

Një burim i ciliishte në vendndodhje konfirmoi për Page Six se Bon Jovi di si të sillet në të tilla raste, për shkak të fondacionit të tij “Jon Bon Jovi Soul Foundation”, i cili ndihmon njerëzit që përballen me sfida të ndryshme, duke përfshirë urinë, pamundësinë për të pasur një shtëpi dhe varfërinë. Fondacioni në fjalë ka programe specifike për të mbështetur njerëzit, si dhe ofron programe për punësimin.

Burimi shtoi gjithashtu se për hir të respektit ndaj gruas, e cila ishte në një gjendje të rëndë emocionale nuk do të japë asnjë deklaratë mbi ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts