Të jesh prind është një ndjesi e papërshkrueshme, por në të njejtën kohë një përgjegjësi shumë e madhe.Ekspertët sugjerojnë mosha të ndryshme të të bërit prind, por më e rëndësishmja është të jesh emocionalisht mirë për këtë hap.

Një ekip studiuesish nga Spanja, Italia, Australia dhe Holanda rishikuan studimet që përfshinin gjithsej më shumë se 13 milionë pjesëmarrës, nga të cilët mbi 217,000 kishin çrregullim bipolar, për të parë nëse kishte një lidhje midis moshës prindërore dhe rrezikut të çrregullimit bipolar në fëmijët.

Ata zbuluan se kishte rreziqe të shtuara si për prindërit e rinj ashtu edhe për ata më të vjetër, krahasuar me prindërit e moshës 25-29 vjeç.

Burrat e rritur ishin më të rrezikuar se grupet e tjera për të pasur një fëmijë me çrregullim bipolar, me meshkujt e moshës 45 vjeç e lart që kishin 29 për qind shanse më të larta për të pasur një fëmijë me çrregullim bipolar, krahasuar me meshkujt e moshës 25-29 vjeç.

Gratë e moshës 35 vjeç e lart kishin 20 për qind shanse më të larta për të pasur një fëmijë me çrregullim bipolar krahasuar me gratë e moshës 25 deri në 29 vjeç.

Në anën tjetër të spektrit, studiuesit zbuluan gjithashtu se fëmijët e lindur nga prindër të rinj (20 vjeç e më të rinj) kishin gjithashtu një rrezik në rritje të çrregullimit bipolar – 23 për qind shanse më të larta për gratë dhe 29 për qind për burrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts